Të fundit

Vjedhja e 2 mln eurove nga Thesari – aktakuzë ndaj Grudës dhe Shalës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës, dy personave të dyshuar për vjedhjen e dy milionë e 77 mijë eurove nga Thesari i Shtetit.

Gruda, akuzohet për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, Hyrja në sistemet kompjuterike, Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes, si dhe Shpëlarje e parasë, në bashkëkryerje me Kadri Shalën.

Ndaj biznesmenit Shala, është ngritur aktakuza për shkak të veprave penale Shpëlarje e parasë në bashkëveprim me të pandehurin Gruda, dhe për veprën penale Ndihma, në ndërlidhje me veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se si pasojë e veprimeve inkriminuese të të pandehurve, buxhetit të Republikës së Kosovës “i është shkaktuar dëm në vlerë prej dy milion e shtatëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë euro e nëntëdhjetë cent (2,077,995.90) euro.”

Lidhur me këtë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar konfiskimin e katër veturave të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës, si dhe nga ana e të pandehurve të bëhet kompensimi i humbjes apo dëmit të shkaktuar Buxhetit të Republikës së Kosovës, deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale.

“Ose në të kundërtën, gjykata lidhur me këtë të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Prokuroria.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci