Të fundit

Vuçiq: Serbia mund të armatoset por jo edhe Kosova sepse ajo “nuk ekziston”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për televizioni pro-qeveritar serb “TV Pink”, në mes tjerash edhe për, siç ka thënë ai, “armatosjen e Kosovës”.

Presidenti i Serbisë ka theksuar se “marrëveshja e Kumanovës parasheh vetëm KFOR-in si forcë ushtarake në Kosovë dhe se sipas neneve të rezolutës 1244 të OKB-së, askush nuk ka të drejtë ta armatosë Kosovën, por se “ata (bashkësia ndërkombëtare) nuk mërziten për këtë”.

“Ata nuk kishin të drejtë as të merrnin vendim për formimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, duhej të kishin shumicën e pakicave e që nuk e kishin. Mos harroni se marrëveshja e Kumanovës parasheh vetëm një forcë ushtarake në Kosovë – KFOR-in. Pyetja ime për ta është shumë e thjeshtë, britanikët nuk janë të parët që i armatosin. Edhe atë me raketa të rrezikshme, të cilat janë dëshmuar si të mirë në Ukrainë. E kemi kuptuar mesazhin. Ata i kanë armatosur edhe amerikanët, ndërsa turqit po stërvitin pilotë e tyre për të ardhmen. Dhe ata janë të njëjtit të cilët kërkojnë nga ne ta respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Të njëjtit ata që po e shkelin atë kaq brutalisht. Pyetja ime është e thjeshtë – a është akoma e vlefshme Rezoluta 1244. A është apo jo. Apo ka pushuar të vlejë pas shpalljes së pavarësisë. E pra përse nuk i pranohet kjo edhe të tjerëve”, pyet Vuçiq duke aluduar në planin ruso-serb për shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina.

Presidenti serb ka pretenduar se Serbia është duke përgatitur “armatim defensivë”, dhe pyet përse Kroacia po blen topa “Haubicë”, “Rafael” dhe “Krajovë” me raketa “Helfajer” dhe pastaj pyesin përse Serbia po armatoset e po zemërohet që po armatoset edhe Kosova. E Kosova, sipas tij, “nuk ekziston”./Paparaci.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci