Të fundit

Rikthehet Unikkatili me këngën “Po eci”

Reperi nga Kosova, Viktor Paloka – Unikkatil, është rikthyer sonte me një këngë të re.

Pas një kohe të gjatë Unikkatil ka publikuar projektin e titulluar “Po eci”.

Projektet e tij priten me shumë emocione nga fansat e tij të flaktë.

Reperi ditë më parë tha se kjo ishte kërkesë e shumë fansave të cilët i kishin shkruar vëllait të tij me rastin e ditëlindjes, duke pritur me padurim publikimin e ndonjë kënge të re.

Unikkatili bëri një premtim për fansat se para verës do ta bëjë ndonjë këngë të re.

Reperi i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka mbajtur koncertin më të madh të ndonjë artisti shqiptar.

Ai në vitin 2012-të në stadiumin e Prishtinës asokohe kishte arritur që t’i mblidhte hiç më pak se 25 mijë persona.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci