Të fundit

Gjyqtari francez jep një urdhër të rëndësishëm për avokatët e krerëve të UÇK-së

Dje është mbajtur seanca në Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.

Një urdhër i rëndësishëm është dhënë nga nga gjyqtari francez, Nicollas Guillou. Në mesin e shumë përplasjeve mes mbrojtjes dhe prokurorisë, në fund të seancës ai me një urdhër gojor ka  udhëzuar ekipet e mbrojtjes të dorëzojnë dokumentet e tyre përkatëse paraprake deri më 21 tetor të këtij viti.

Ky urdhër i Guillou vjen në dritën e argumenteve të mbrojtjes për nisjen e gjykimit qysh në dhjetor të këtij viti.

Seanca e djeshme u karakterizua me përplasje të forta dhe lajme me bujë mediatike pas deklaratës së avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson se Nazim Bllaca ka vdekur.

Sidoqoftë, më vonë Emmerson sqaroi se deklarata e lëshuar nga ai ishte vetëm një shakrje dhe se ai e kishte gabuar Bllacën me një person tjetër./lajmi.net

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci