Të fundit

Putini dhe Vuçiqi javën tjetër zhvillojnë një bisedë kyçe telefonike

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiq do të kenë një bisedë telefonike javën e ardhshme, e cila do të jetë vendimtare për marrëveshjen e gazit mes dy vendeve, raporton “Novosti”.

Siç pretendojnë mediat serbe, nga rezultati i bisedimeve do të përcaktohet se sa do të paguajë Serbia në të ardhmen për gazin rus dhe sa kohë do të zgjasë kontrata.

Marrëveshja aktuale dhjetëvjeçare mes Rusisë dhe Serbisë për gazin skadon më 31 maj dhe negociatat në parim midis dy palëve kanë filluar, por dy shtetarët pritet të vënë një vulë dhe të specifikojnë kushtet e ujdisë.

Deri më tani Serbia ka paguar me çmim prej 270 dollarëve për 1000 metër kub të gazit rus.

Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur ende sanskione ndaj Rusisë, si akt dënues ndaj agresionit ushtarak rus në Ukrainë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci