Të fundit

Djali i Hysni Gucatit i reagon kryeministri Kurti

Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, ka reaguar në profilin e tij ndaj Qeverisë Kurti, pasi Gucati thotë se askush nuk ka reaguar për dënimin e babait të tij dhe Nasim Haradinajt nga Gjykata Speciale.

Gucati ka thënë se kabineti i Kurtit reagon gjithmonë sa herë që dënohen njerëz të VV-së për keqpërdorim të detyrës zyrtare duke thënë se shteti është i kapur, derisa shton se s’kanë bërë asnjë reagim për dënimin e dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Sipas Musli Gucatit, një mos-reagim i tillë “lënë për të nënkuptuar së i janë gëzuar dënimit të krerëve të OVL-së së UÇK-së”.

Reagimi i plotë:

Dy burra u dënuan vetëm pse i treguan opinionit publik bashkëpunimin e Zyrës së prokurorit të specializuar me prokuror dhe kriminel serb ndërsa kryeminstri ynë thoshte së janë filma të inskenuar por nuk është diçka e re kjo sepse gjithmonë kryeminstri aktual ka qenë kundër proceseve të mëdha historike të Kosovës.

Kur dënohen njerëzit e tyre për keqpërdorim të detyrës zyrtare reagon i gjithë kabineti i tij së shteti është i kapur ndërsa kur u dënuan dy trima dhe çlirimtare asnjë reagim nga qeveria e Kosovës,    me mos reagim lënë për të nënkuptuar së i janë gëzuar dënimit të krerëve të OVL-së së UÇK-së.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci