Të fundit

Kanoset prokurorja dhe dy gjyqtarët pas vërtetimit të dënimit me 47 vjet burg

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka arrestuar të shtunën dy persona, nën dyshimin se kanosën përmes rrjetit social Facebook, dy gjyqtarë dhe prokuroren Valbona Disha-Haxhosaj, pas shpalljes së aktgjykimit për vrasjen me pagesë në Pejë.

Policia njofton se dy të dyshuarit kanë bërë komente kanosëse ndaj tri viktimave.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndryshe, prokurori Arben Hoti, të shtunën ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se kanë autorizuar Policinë e Kosovës që ta ftojnë të dyshuarin për të dhënë deklaratë lidhur me kanosjen e personave zyrtarë përmes komentit të dhënë në Facebook nga i dyshuari, në raportin e publikuar nga “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, më 20 maj, në rigjykim ka dënuar me 47 vite burgim katër të akuzuarit, Bekim Raja, Avni Sinanaj, Murat Sinanaj dhe Gjon Pnishi, të akuzuar për vrasjen e të ndjerit Ferdinand Gjini.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci