Të fundit

Rindizet sherri i Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit

Të gjithë ishin shumë të fokusuar të shikonin ribashkimin e Borës dhe Donaldit në sfilatën e Valdrin Sahitit dhe dashur pa dashur mbeti jashtë fokusit një tjetër marrëdhënie, ndoshta edhe më e ndërlikuar se historia e çiftit të famshëm.

Flasim për Leonora Jakupin dhe Nora Istrefin, dy ish-mikesha që duket se me praninë e tyre në këtë event kanë vënë jo pak në siklet miqtë e afërt. Dikur mikesha të ngushta, prej vitesh tashmë dy këngëtaret nuk flasin më.

Shkak për debatin mes tyre është bërë pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”. Pak kohë më parë, Leonora foli publikisht për atë çfarë kishte ndodhur mes tyre.

Leonora Jakupi tha te “Shiko kush luan” se Nora Istrefi duhet t’i kërkojë falje. Leonora Jakupi u pyet mbi një personazh të njohur shqiptar, me të cilin nuk do të fliste kurrë. Ajo hezitoi në një moment, por më vonë përmendi Nora Istrefin.

Leonora u shpreh se “është njeri që nuk mban inate”, por për momentin nuk do t’i fliste Nora Istrefit. “Nora duhet të kërkojë falje për çfarë ka bërë”, ka thënë Leonora.

Shkak për prishjen e marrëdhënieve mes tyre ishte pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që e kishte marrë Nora. Kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër.

Që prej asaj dite, marrëdhënia e dy ish-mikeshave ka ngrirë, duke mos pasur më asnjë kontakt.

Por teksa përpara kamerave u shfaqën së bashku në eventin e realizuar, miq të afërt kanë thënë se situata mes tyre ka qenë më e tensionuar sesa dukej. Duke qenë se të dyja artistet ishin muzat e stilistit, iu desh të ndanin së bashku një kohë të gjatë.

 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci