Të fundit

Shkencëtari japonez krijon iluzionin optik që po befason britanikët

Një iluzion optik mahnitës mund ta “mashtrojë” trurin tuaj dhe ta bëjë atë të mendojë se një vrimë e zezë statike po zgjerohet, kanë treguar studiuesit.

Ky iluzion i ‘vrimës në zgjerim’, i cili është i ri për shkencën, është krijuar nga profesor Akiyoshi Kitaoka, një psikolog në Universitetin Ritsumeikan në Kobe, Japoni .

Në teste, 86 për qind e vullnetarëve e perceptuan vrimën e zezë qendrore në zgjerim, sikur të lëvizte në një mjedis të errët si një tunel, ose të dhënit e ndjesisë sikur jeni duke rënë në një gropë.

Sipas studiuesve, ndërsa njerëzit shohin imazhin, bebëza ka tendencë të zgjerohet (të bëhet më e madhe) si një mënyrë për të lejuar më shumë dritë.

Kjo ndodh kur bëhemi të vetëdijshëm se do të hyjmë në një hapësirë të errët, si për shembull kur udhëtojmë me makinë dhe afrohemi drejt një tuneli të errët.

Iluzioni gjithashtu ndodh pavarësisht nga madhësia e imazhit, edhe nëse është shumë i vogël, dhe gjithashtu nëse është me ngjyrë të ndryshme.

“Vrima në zgjerim” është një iluzion shumë dinamik,” tha profesori Bruno Laeng, i cili drejtoi eksperimentet në Departamentin e Psikologjisë të Universitetit të Oslos.

Profesor Kitaoka, i cili krijoi imazhin, njihet mirë si krijues i iluzioneve optike, duke përfshirë iluzionin e famshëm të gjarpërinjve rrotullues dhe iluzionin e shkëlqimit ‘Asahi’.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci