Të fundit

Kajtazi: Kurti ka provuar me rrëzu Ramën, ai po luan me të

Gazetari Vehbi Kajtazi në Debat Plus ka folur për spekulimet se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po planifikon të rrëzoj qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk e beson se ka një plan për rrëzim të qeverisë së Kosovës nga Rama por që nëse do ta bënte kjo është krejtësisht legjitime.

“Sa i përket rrëzimit, nuk besoj që zoti Rama e ka një synim të tillë por nëse do ta kishte për mua do të ishte tepër legjitime pasi zoti Kurti deshi ta bënte një gjë të tillë”, ka thënë gazetari Kajtazi.

Kajtazi tutje është shprehur se me pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri kryeministri Albin Kurti ka tentuar ta rrëzoj Edi Ramën nga pushteti por që kjo ka dalë shumë qesharake.

“Përmes pjesëmarrjes në zgjedhje në Shqipëri përmes protestave të deputetëve të VV-së atje. Ka marrë pjesë në zgjedhje kundër Edi Ramës në praktikë e ka zbatu iden e tij për me rrëzu Edi Ramën, pra ka provu më rrëzu Edi Ramën. Ka qenë një tentativë qesharake. Edi Rama është duke lujt me Albin Kurtin, politikisht”, ka thënë Kajtazi.

Kajtazi po ashtu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen ndaj bizneseve në vend, ndërsa ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama po e bënë pikërisht atë që Kurti do të duhej ta bënte, po e krijon klimën për investime të bizneseve të fuqishme kosovare në Shqipëri.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci