Të fundit

Konjufca për vizitën në Hagë: Ishin mirë me shëndet e të fortë me vullnet – jemi afër tyre

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar pas vizitës që e zhvilloi me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, të akuzuar për krime lufte.

Kryekuvendari u shpreh se kjo ishte një vizitë e rëndësishme dhe e domosdoshme.

Ai tha se të gjithë që i pa duke filluar prej ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe ish-krerët e OVL-UÇK, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, janë mirë me shëndet dhe të fortë me vullnet, raporton Paparaci.

“Unë i vizitova zotërin Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi. Po ashtu edhe Gucatin, Haradinajn dhe Shalën. Për zotërin Mustafa është në një proces më të ndërlikuar. Mirëpo, ka qenë në një izolim të thellë për muaj të tërë. Të gjithë që i pashë janë mirë me shëndet dhe të fortë me vullnet. Janë shumë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre dhe i mbrojtjes së tyre është që pretendohet për disa shkelje, që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat nuk ka absolutisht kurrfarë mekanizimi të ankesës dhe që i shqyrton këto shkelje. Kjo gjykatë është absolutiste”, deklaroi ai para gazetarëve, pasi vizitoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Mes tjerash, Konjufca tha Gjykata Speciale nuk është në kontrollin e askujt.

“Nuk kanë mekanizëm as shtetet që e financojnë këtë gjykatë. Pra në këtë kuptim, natyrisht ata janë të pakënaqur ashtu siç është krejt populli i Kosovës pasi aktatuza që rëndon mbi ta, lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së të tillë, të shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që ka qenë institucioni më i rëndësishëm i UÇK-së”, shtoi ai, shkruan Paparaci.

“Vizitë e rëndësishme dhe e domosdoshme për mendimin tim, sepse Kuvendi ka qenë themelues i Speciales. Kjo është një gjykatë që është themeluar me disa procedura specifike dhe është një gjykatë e veçantë që i kanë thonë ‘sui generis'”, deklaroi Konjufca.

Po ashtu, Konjufca tregoi se kjo gjykatë është themeluar mbi krimet e pretenduara të UÇK-së.

“Ne e kemi kundërshtuar, ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi i Serbisë mbi popullin dhe civilët e pafajshëm. Mbi 11 mijë janë vrarë në Kosovë. Në disa raportohet thuhet se 20 mijë gra janë të dhunuara seksualisht, kurse dëmet janë dhjetëra e dhjetëra miliarda Kur e shqyrtoni se kush e ka pasur përgjegjësinë për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë, të gjithë e dimë që Serbia dhe pushteti i Serbisë, policia, ushtria që kanë qenë të lidhura me MUP-in serb”.

Sipas tij, pas krejt kësaj të vërtete historike, të krijohet një gjykatë për UÇK-në, për krimet e pretenduara për pjesëtarët e UÇK-së është e padrejtë, pavarësisht në cilin pozicion “jemi, në opozitë apo në institucione”.

Ai tha se gjithmonë fjalët e tij do të jenë të njëjta.

“Kjo është një gjykatë është e padrejtë. Kjo është themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Kjo gjykatë nuk i jep llogari kërkujt dhe kështu nuk ka kurrkund në botë. Ne si institucione do t’i bashkërendojmë të gjitha hapat, që mund të vijmë te një koncept se cili do të ishte një mekanizëm legjitim i kontrollit demokratik të kësaj gjykate. Kurrkund në botë, nuk ka gjykata që janë institucione të mbyllura e që bëjnë çfarë dojnë. E vetmja është kjo gjykatë e cila është një gjykatë në kuptimin absolut e pavarur, për në kuptimin negativ të fjalës. Ajo është aq e pavarur, më duket që nuk ishte e Kosovës”.

“Deri tash, ajo çfarë është vendosur koncepti në fillim, prej qeverive të kaluara, është një koncept të financohet mbrojtja e tyre dhe institucionet e japin kontributin e tyre për defektet që hasin dhe për padrejtësitë e aktakuzës. Kjo gjykata qysh në fillim, ka qenë një e anshme, një-etnike në aktakuzë për pjesëtarët e UÇK-së”.

Sa i përket vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Hagë, ai tha se nuk e di nëse shefi i qeverisë do të takohet me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen atje.

Për Thaçin e Veselin, Konjufca tha se duke e pasur parasysh që kanë mbajtur poste të rëndësishme në Kosovë, ata i respektojnë institucionet e vendit tonë.

Gjithashtu, Konjufca theksoi se do të jenë afër tyre me vëmendjen e plotë kah procesi që po zhvillohet në Hagë.

“Nuk e di, shumë e rëndësishme të jemi sa më afër me njëri tjetrin dhe ta kalojmë këtë sfidë dhe kjo është sfidë e popullit të Kosovës. Edhe ata të cilët ndodhën atje, mendoj që kanë respekt për institucionet e Kosovës sepse vet kanë qenë pjesëtarë në institucione si president dhe kryetar i Kuvendit. Ne do të jemi afër tyre dhe me vëmendje kah ky proces. Ta zëmë, larg qoftë, nëse aktakuza konfirmohet dhe shtyhet deri në fund, mendoj që nuk është çështja e dënimit të individëve, mendoj që ka me u dëmtu UÇK-ja dhe bazat e mënyrës së shtet-ndërtimit të Kosovës”, vijoi Konjufca.

Në çështjen e liberalizimin e vizave, Konjufca pret që presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ta mbështesin dhe përkrahin Kosovën mbi këtë aspekt.

“Shpresoj që në takimin e radhës, presidenti francez Macron së bashku me kancelarin Scholz dhe të tjerët ta fusë në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Mendoj se do të përfshihet në agjendë dhe diskutim dhe do ta marrim mbështetjen dhe do të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën”, përfundoi ai para mediave. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci