Të fundit

Agjenda e mbledhjes së 23 qershorit në Këshillin e Evropës, nuk diskutohet për vizat

Këshilli Evropian ka bërë publike agjendën e takimit të 23 dhe 24 qershorit.

Në pikat kryesore të publikuara, nuk është tema e liberalizimit të vizave për Kosovën, derisa përmendet çështja e dhënies së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Megjithatë gjasat që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të futet në rend dite për diskutim ekzistojnë, meqë në njërën prej pikave të agjendës që ndërlidhet me çështjet e politikës së jashtme, thuhet se “në dritën e ngjarjeve, Këshilli Evropian mund të trajtojë çështje specifike të politikës së jashtme”.

Përpara takimit të Këshillit Evropian, presidenti Charles Michel, ua ka dërguar një letër krerëve të Qeverive të shteteve anëtare, në të cilat përmend edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Michel ka thënë se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në dhe se BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

“Prandaj ne duhet të ri-energjizojmë procesin e zgjerimit dhe ta çojmë përpara integrimin e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne do t’i takojmë ata përpara takimit formal të Këshillit Evropian”, ka thënë Michel në letrën e tij.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci