Të fundit

Tahiri për tërheqjen nga Trusti: S’është betejë politike, po domosdoshmëri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka ftuar deputetët e pushtetit që të mërkurën ta votojnë Projektligjin që mundëson tërheqjen e deri në 30 për qind të kursimeve nga Trusti.

Ai në Facebook shkruan se tërheqja e një pjese të parave nga Trusti është një masë e domosdoshme për të lehtësuar ballafaqimin e qytetarëve me gjendjen e rënduar sociale.

“Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë”, ka thënë ai.

“Kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim”, shtoi ai.

Tahiri: Mos të filozofojmë shumë por ta votojmë Ligjin për Trustin

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci