Të fundit

Ujdia për energji, Petkoviq thotë se u hap rruga për bisedimet rreth Asociacionit

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur të martën pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë.

Takimet janë zhvilluar Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, i cili ka nisur më 2011.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për këtë dialog, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar fillimisht takime bilaterale me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është shef i delegacionit të Kosovës për dialog, e më pas takim të njëjtë edhe me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq.

Për këtë ujdi, ka reaguar ky i fundit duke thënë se kompania “Elektrosever do të furnizojë në mënyrë të pavarur konsumatorët me energji elektrike në veri të Kosovës dhe Metohisë”.

Sipas tij, pas kësaj marrëveshje nuk ka më kërcënime për ndërhyrje në Valaç dhe ndërprerje të dhunshme të energjisë.

“Pa tarifë retroaktive ✔ Rrugë e hapur për bisedime për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ✔. Unë personalisht do të jem në terren me njerëzit tanë dhe do të monitoroj zbatimin e marrëveshjes”, shkroi ai në Twitter.

Megjithatë, qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci