Të fundit

Ministrja gjermane: “Shpresojmë në sinjal se liberalizimi i vizave më në fund po vjen”

Ministrja Gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann ka thënë se Samiti i Bashkimit Evropian, i cili zhvillohet gjatë kësaj jave, duhet t’i çojë sinjal pozitiv Kosovës për liberalizimin e vizave.

Derisa po qëndron në një vizitë zyrtare në Luksemburg, Luhrmann tha se Ballkani Perëndimor është “në krye të prioriteteve” të Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Për shembull, tha ajo, qeveria gjermane shpreson se samiti “do t’i dërgojë një sinjal Kosovës se liberalizimi i vizave më në fund po vjen”, raporton mediumi gjerman Stern.de, transmeton Paparaci.

Samiti i BE-së, i cili fillon të enjten pasdite, do të paraprihet nga një takim i 27 krerëve të shteteve dhe qeverive me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këtu përfshihen Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci