Të fundit

Shefi i kabinetit të Agim Aliut: Kryeministri korrupsionin po e lufton me statistika manipuluese

Selim Marevci, shefi i kabinetit të kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se Qeveria aktuale në krye me Albin Kurti, duke u kujdesu që të dal mirë në statistika po rrënon ekonominë e vendit.

Ai ka shtuar zvarritja e aktivizimit të OSHP-së ka bërë që shumë kompani të jenë buzë falimentimit

“Në kuadër të kujdesit të tyre për statistikat e jo për mirëqenien qytetare, të lartcekurit, duke vakërruar aktivizimin e OSHP-së (Organin Shqyrtues të Prokurimit) diku rreth mbi 500 milion euro i kanë ndalë nga qarkullimi, e si rrjedhojë disa kompani janë pranë falimentimit. Akoma më keq, nga zvarritja e përzgjedhjes së anëtarëve të OSHP-së dhe ndalimi i qarkullimit të shumë miliona eurove, të rinjtë po i humbin vendet e tyre të punës dhe me çdo kusht duan që të largohen nga vendi”, thekson Marevci.

Marevci vendimin e qeverisë për ndarjen e 100 eurove e ka cilësuar “lëmoshë”, përcjell Paparaci.

Sipas tij Qeveria po ndalon projektet me qëllim që të ndaloj korrupsionin siç shkruan ai “nga të ngarkuarit e tyre”.

“Gjithashtu, qeveria aktuale, duke mos iu besuar njerëzve të tyre, të cilët i ka ngarkuar me detyra, ka marrë vendime për ndalimin e shumë projekteve, duke tentuar të parandaloj korrupsionin pikërisht nga të ngarkuarit e tyre. Pezullimet e kontratave të nënshkruara nga operatorët ekonomik dhe institucionet e shtetit do të kenë implikime të thella buxhetore, ngase operatorët do ta padisin shtetin së paku për dy arsye: për planin dinamik të kryerjeve të punës, si dhe për imazhin e rrënuar të kompanive të tyre”, shton ai.

Shefi i kabinetit të Agim Aliut, shkruan se Kurti po tenton që korrupsionin ta luftojë me statistika manipuluese.

Ai ka përmendur edhe skandalin e punësimeve në KEK të publikuar nga Paparaci.

“Mirëpo, tashmë e kemi kuptuar hilen tënde, ti, Kryeministër, edhe korrupsionin dëshiron ta luftosh vetëm në statistika manipuluese e jo në të vërtetë dhe për këtë gjë dëshmojnë përgjimet e dala për njerëzit më të afërt të tu dhe keqpërdorimi me konkurset për vende të punës, e sidomos ai në korporatën energjetike”, shkruan tutje ai.

Krejt në fund ai ka theksuar se Kurti duhet t’i kthehet luftimit të korrupsionit sepse ndryshe të rinjtë po ikin nga vendi.

Statistikat që po e mbysin të ardhmen e vendit

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci