Të fundit

FFK-ja në pritje të institucioneve për rritjen e kapaciteteve në ‘Fadil Vokrri”

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është shprehur se federata është e gatshme për rritjen e kapaciteteve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas Ademit, rritja e kapaciteteve mund të bëhet për 8 mijë ulëse, vetëm se shtëpia e futbollit kosovar është duke pritur përgjigje nga institucionet përkatëse për ta realizuar projektin.

Momentalisht, stadiumi “Fadil Vokrri” ka një kapacitet prej 13.500 ulëseve, teksa është i vetmi stadium kosovar i pranuar nga UEFA.

Vetëm gjatë muajit korrik, në “Fadil Vokrri” do të zhvillohen katër ndeshje evropiane. Ekipet kosovare do të zhvillojnë ndeshjet e tyre për rrethin e parë kualifikues.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci