Të fundit

Anulohet konkursi për pozitën e drejtorit të Njësisë së Inteligjencës Financiare

Në bazë të një vendimi të lëshuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të datës 17 qershor 2022, bëhet e ditur se është anuluar konkursi për Drejtor të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës.

“Konkursi për Drejtor të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, i shpallur me 07 tetor 2021, është anuluar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në bazë të rekomandimeve të Komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve për këtë pozitë”, thuhet në vendim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit, procesi i përzgjedhjes ishte zhvilluar me shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kriteret formale. Mirëpo, pas fazës intervistuese, Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve ka rekomanduar të anulohet konkursi pasi që asnjë nga kandidatët nuk kanë arritur të kalojnë pragun vlerësues të kërkuar për këtë pozitë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk ka publikuar rezultatet dhe piketimin e kandidatëve që kanë qenë pjesë e këtij konkursi dhe që kanë plotësuar kriteret formale. Anëtaret e Komisionit për përzgjedhjen e Drejtorit të NJIF janë Klit Shala (kryesues), Enis Spahiu, dhe Ahmet Ismaili.

Ndryshe, në bazë të një njoftimi të publikuar në web-faqën e MFPT të datës 20 prill 2022, lista e ngushtë e kandidatëve që kishin plotësuar kriteret për të vazhduar procedurën e mëtejmë të rekrutimit për pozitën Drejtor i Njësisë së Inteligjencës Financiare janë: Fetah Zejnullahu, Behar Xhema, Edi-Daci Prapashtica, Blerim Rudi, Mentor Ferizi, Adriana Bakija, Safija Beseni, Luan Hoti dhe Bujar Sadiku.

Projekti për rekrutime të pavarura, të përgjegjshme, meritokratike dhe profesionale në Kosovë i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe, në njoftimin në web-faqën e tyre zyrtare kanë postuar emrat e kandidateve që mundë të emërohen si rrjedhojë e procesit të këtij konkursi. Sipas tyre, kandidatët që mundë të emërohen janë z. Fetah Zejnullahun me 28 pikë, dhe Behar Xhema me 25 pikë.

Më gjithë vlerësimin e lartë nga ana e britanikeve për dy kandidatë e parë, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka anuluar këtë konkurs.

Nga praktikat e më hershme, dhe në bazë të njoftimeve të mëhershme, projekti për rekrutime të pavarura, të përgjegjshme, meritokratike dhe profesionale në Kosovë nuk merr pjesë në proceset e përzgjedhjes së zyrtarëve të lartë publik në konkurse të ri-shpallura si rrjedhojë e dështimit të institucionit që të emëroj njërin nga kandidatët e rekomanduar.

Një gjë e tillë ka ndodhë në vitin 2019 pasi që Kuvendi kishte dështuar që të emëroj kandidatët për Bord të ZRRE. ‘Ambasada Britanike është shumë e kujdesshme se si i shpenzon paratë e taksa-paguesve Britanikë. Ne nuk do të financojmë procese rekrutuese shtesë, kur nuk ka arsye përse ato të përsëriten përveç mungesës së vullnetit për të emëruar kandidatë të përgatitur’ kishte thënë në postimin e saj Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Përndryshe, nga muaji gusht i vitit 2021, Njësia e Inteligjencës Financiare është me ushtrues detyre kur Dardan Nuhiu, ishte shkarkuar nga pozita e Drejtorit, nga ana e Ministrit të Financave, Hekuran Murati. /BetimipërDrejtësi

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci