fbpx

Të fundit

Lista serbe pas marrëveshjes: Populli serb asnjëherë nuk iu ka ikur përgjegjësive të veta

Lista Serbe ka deklaruar se e mirëpret marrëveshjen e sotme për energjinë që sipas tyre “ka rëndësi të shumëfishtë për popullin dhe ekonominë tonë”.

Në një reagim nga ky subjekt politik u tha se “duhet theksuar se kjo marrëveshje është dëshmi se dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të mos përdorur dhunën dhe parandalon mundësinë e një ndërhyrjeje brutal në Valac, duke rrëmbyer sistemet tona energjetike dhe duke rrezikuar furnizimin e qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe biznesveve në këtë kohë sfidash dhe krize të mëdha”

Sipas tyre, populli serb asnjëherë nuk ka ikur nga obligimet e tij, por “ne kemi kërkuar që kjo të bëhet në përputhje me marrëveshjen, gjegjësisht Elektrosever, një kompani që është filial i EPS”.

Po ashtu u tha se në të njëjtën kohë, marrëveshja e sotme parandalon arkëtimin prapaveprues.

“Nga ana tjetër, kompania e re Elektrosever do të ketë në dorë sistemin energjetik në veri me garancitë e Bashkimit Evropian. Duam të theksojmë se të gjithë punëtorët e Elektrokosmetit në veri do të punësohen, si dhe se planifikohet që në kompaninë e re të punësohen punëtorë të rinj dhe në këtë mënyrë të mbijetojnë dhe të qëndrojnë në këtë zonë”.

“Veçanërisht duhet theksuar se marrëveshja e sotme ka forcuar më drejtpërdrejt marrëveshjet e mëparshme nga viti 2013 dhe 2015, dhe në të njëjtën kohë hapi rrugën për bisedime për Bashkimin e Komunave Serbe”, thuhet në reagimin e tyre.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparci