Të fundit

Kurti ne 2018: Nëse KEDS-i s’i mbledhë faturat e rrymës ne veri, atëherë duhet ta bëjë qeveria

Kosova ka arritur këtë të martë Marrëveshje për Energjinë me Serbinë në Bruksel dhe sipas kësaj marrëveshje furnizimin me energji elektrike dhe mbledhjen e faturave në Veri të Kosovës duhet ta bëjë Elektrosever, pronë e kompanisë shtetërore të Serbisë për Energjinë Elektrike.

Kryeministri Kurti e ka lëvduar marrëveshjen, duke thënë se ishte përkushtimi i tyre që e arriti, por në një deklarim të tij në foltoren e parlamentit të Kosovës ai kishte thënë krejt diçka tjetër.

Në vitin 2018 Kurti ligjëron se si, skenari ideal është që të bëhet mbledhja e faturave nga KEDS-i, kompania private që kishte blerë rrjetin e shpërndarjes në Kosovë, por nëse KEDS vazhdon të mos e bëjë këtë faturim në pjesën Veriore në Kosovë, atëherë zgjidhja është një dhe e vetme – ta bëjë mbledhjen e faturave Qeveria.

“Nëse KEDS-i nuk i mbledhë faturat nëpër Veri, atëherë duhet të kthehet në pronë publike shpërndarja dhe furnizimi. Nëse s’e bën KEDS-i, atëherë duhet ta bëjë qeveria”, deklaronte Kurti.

Por, cila është kompania serbe që do të futet me këtë marrëveshje në territorin e Kosovës dhe cili do jetë fushveprimi i saj?

Bëhet fjalë për kompaninë “Društvo Elektrosever D.O.O.”.

“Društvo Elektrosever D.O.O.” tashmë veç është regjistruar në Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Pronare e vetme e kësaj kompanie që është në procedurat e licencimit në Kosovë është “JP Elektroprivreda Srbije Beograd”, kompania shtetërore e Energjisë Elektrike në Serbi.

Në faqen e vet zyrtare “Elektroprivreda Srbije” shkruan se është “një kompani e organizuar vertikalisht, e cila ka të drejta themeluese në dy filiale dhe tri ndërmarrje publike në Kosovë”. Me afër 29 mijë punëtorë “Elektroprivreda Srbije” është kompania më e madhe në Serbi, në të gjitha llojet e industrive.

Edhe në Kosovë edhe në Serbi është njoftuar se janë afër një marrëveshje, por vetëm kaq. Të dhënat e vetme janë ofruar të hënën e 13 qershorit kur Besnik Bislimi, pas shkrimit në Albanian Post, publikoi një status ku shkruante se “Društvo Elektrosever D.O.O.” do të bëjë vetëm “vendosjen e matёsve tё energjisё, mirёmbajtjen e matёsve, faturimin dhe inkasimin”.

Por, certifikata e kësaj kompanie e regjistruar në ARBK flet ndryshe.

Si aktivitet primar kjo kompani ka vendosur “Tregtinë e energjisë elektrike” dhe vetëm si aktivitet sekondar është dhënë “riparimi i pajisjeve elektrike”.

Besnik Bislimi deklarohet pas arritjes së marrëveshjes për energjinë

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci