Të fundit

Shala: Qeveria Kurti është vonuar me implementimin e kësaj marrëveshjeje

Kosova dhe Serbia janë dakorduar sot për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjes për Energjinë, që është arritur në Bruksel, qysh më 2013.

Ferat Shala, kryesues i Komisionit për Ekonomi, në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, tha që Qeveria Kurti është vonuar me implementimin e kësaj marrëveshje.

“Në parim, asnjë ndryshim në esencë dhe në përmbajte nuk ka përveç kohës që është e nënshkruar sot dhe afatet kohore të cilat kanë kaluar. Fatkeqësisht, nga 2013 deri sot 9 vite i janë dashur kësaj qeverie që sot ta kuptojnë dhe të kthehen në pikën në të cilën duhet ta implementojnë. Pra, nëntë vite kohë, luftë politike, protesta dhe kundërshti të marrëveshjes së 2013, 2015 dhe 2017 dhe më në fund po e përmbyll Albin Kurti dhe Besnik Bislimi, një marrëveshje të cilën praktikisht do të duhej ta implementonin shumë më herët”, tha ai.

Tutje Shala tha që ka pasë dëme të mëdha në këto vonesa të cilat ai i quan të “paarsyeshme”.

“Dëmet politike, ekonomike dhe sociale janë jashtëzakonisht të mëdha në këto vonesa dhe në këtë luftë të paarsyeshme politike rreth kësaj marrëveshje dhe mosimplementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që po bëhen”, tha ai.

Shala nuk e konsideron si sukses të kësaj qeverie këtë marrëveshje, por obligim që e kemi “pasë me vite në raport me faktorët ndërkombëtar”.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci