Të fundit

Marrëveshja për energjinë, deputetja e LDK-së ka një pyetje për qeverinë

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, është shprehur skeptike nëse marrëveshja për faturimin e energjisë elektrike në komunat veriore të Kosovës do të zbatohet.

Ajo tha se kjo marrëveshje është e njëjtë me atë të vitit 2013 për të cilën deputetët e Vetëvendosjes kishin thënë se i shkon në favor Serbisë. Madje, ajo tha se deputetët e kësaj partie duhet t’i kërkojnë falje qytetarëve dhe partive që atëherë ishin në pushtet pasi marrëveshja nuk ka ndryshuar as për një pikë apo presje.

“Nëse flasim për merita po tregon data se kur është nënshkruar kjo marrëveshje, më 8 gusht 2013, dhe më pas më 25 gusht 2015 është ripërtërirë marrëveshja. Besnik Bislimi paska nënshkruar sot marrëveshje për implementim, por s’e besoj se kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi dhe do të implementohet. Kjo marrëveshje nuk do të funksionalizohet as tani sikur nuk është funksionalizuar as në vitin 2013 dhe as në vitin 2015. Është mirë të tregohet dhe të njoftohet opinioni publik se qeveria aktuale dhe deputetët e Vetëvendosjes në atë kohë kur është nënshkruar kjo marrëveshje kanë thënë, po citoj, “është nënshkruar kjo marrëveshje që afron raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo marrëveshje i shkon në favor Serbisë”. Besnik Bislimi është deklaruar se kjo marrëveshje është e njëjta dhe nuk ndryshon as një presje e as një pikë”.

“Kjo është qeveria që me të tjera kauza ka ardhur në pushtet dhe të kundërtën e kauzave po vepron. Pyetja shkon për Qeverinë: A i shkon në favor Serbisë kjo marrëveshje që është nënshkruar dhe, sipas tyre, pritet të implementohet? A duhet të dalin dhe t’i kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës dhe partive që ishin në qeveri aso kohe, sepse në atë kohë janë deklaruar që kjo marrëveshje i shkon në favor Serbisë? Është mirë që të dalin dhe t’i kërkojnë falje qytetarëve”.

Deputetja e LDK-së, në një intervistë për “Info Magazine” të Klan Kosovës, ka thënë se Qeveria Kurti po lavdërohet me punët që dikur i ka kryer LDK-ja.

“Të gjitha marrëveshjet të cilat janë nënshkruar nga LDK-ja janë në favor të Kosovës dhe asnjë nuk është në favor të Serbisë. Qeveria Kurti veç cka po i fuqizon të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga LDK-ja dhe realisht po thirren në suksese, derisa këto suksese janë të LDK-së. Ju e dini që Qeveria Kurti ka pasë kritika për shumë procese në Kosovë dhe tani po lavdërohet me ato procese”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci