Të fundit

Peskov: Nuk përjashtohet mundësia që dy të burgosurit amerikanë të dënohen me vdekje

Dmitry Peskov ka lënë të hapur mundësinë për të vendosur për ekzekutimin e dy ushtarëve amerikanë të kapur në Ukrainë nga forcat rebele në rajonin e Donetsk.

“Po flasim për mercenarë që kërcënuan jetën e ushtarëve tanë. Dhe jo vetëm tanët, por edhe ushtarët e Republikës Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut. Ata janë duke u fajësuar për këtë”, u tha Peskov gazetarëve në Moskë.

Zëdhënësi i Kremlinit kujtoi se kushtet e Konventës së Gjenevës për të burgosurit e luftës nuk vlejnë për mercenarët. Fati i të burgosurve do të vendoset nga një gjykatë e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk-ut, shtoi ai.

“Nuk mund të përjashtojmë asgjë, përfshirë dënimin me vdekje, sepse është një vendim gjykate. Ne kurrë nuk i komentojmë ato dhe përveç kësaj nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në vendimet e gjykatës” , tha Peskov.

Javën e kaluar, mediat britanike raportuan se dy amerikanë ishin arrestuar pranë Kharkivit. Rusia nuk i ka konfirmuar apo mohuar akuzat.

I pyetur nëse Kievi kishte kontaktuar Moskën për të rifilluar bisedimet e paqes pas takimit të Zelensky me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emanuel Macron, Peskov tha jo. “Jo, nuk ka pasur përpjekje për të rifilluar bisedimet”, tha ai.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci