Të fundit

Avdyli i reagon Haradinajt që i krahasoi Kurtin e Konjufcën me Rrahman Morinën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit e krahasoi kryeministrin, Albin Kurtin dhe kryeparalmentarin, Glauk Konjufca me kryetarin e Partisë Komuniste të Kosovës në vitet e 90-ta, Rrahman Morina.

Një krahasim i tillë, Avdyli thotë të jetë fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta.

“Krahasimi i deputetëve dhe partive shqiptare si pjellë e UDB-as e krahasim me Rrahman Morinën, që e bëri sonte Ramush Haradinaj në një TV mbetet si fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta që ua bën kolegëve të tij. Shpallja të votuarëve të popullit si tradhëtar, është thirrje direkte për vëllavrasje, dhe kanosje direkte. Këtë sia kemi borgj askujt e më së paku Ramush Haradinaj. Edhe pse më nga askush spo mirret seriozisht, unë kurrë sdo besoja që pas rënies nga pushteti kaq poshtë do të bie si ish kryeministër e politikan”, ka shkruar Avdyli në “Facebook”.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci