Të fundit

Prezantohet Projektligji për Trustin, deputeti Haxhiu: Nuk do të përfitojnë vetëm të pasurit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka prezantuar Projektligjin për Fondin Pensional të Kosovës në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten.

Haxhiu ka thënë se nga ky projektligj nuk përfitojnë vetëm të pasurit, përkundrazi, sipas tij më së shumti do të përfitojnë ata qytetarë që kanë më pak kursime në Trust.

“Qytetarët kanë të drejtë kur thonë: ‘Na lejoni të marrim disa nga kursimet tona në Trust'”, tha ai. “Të nderuar kolegë, unë nuk do të lëshohem në deklarata politike e personale. Ky Projektligj nuk është personal ndaj askujt, por është për kërkesën e qytetarëve”.

Ai ka thënë se Projektligji nuk përbën ngarkesë buxhetore shtesë për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, më 9 mars pati dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-së, Trusti kishte njoftuar janë tërhequr rreth 200 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci