Të fundit

Rusët rrethojnë qytetin strategjik, kanë sjellë qindra sisteme raketore

Në ditën e 120 të luftës, katër muaj pas vendimit të Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën, forcat ruse mund të kenë filluar përgatitjet për sulmin final në rajonin lindor të Donbasit.

Edhe pse fronti mbetet i gjerë, nga zonat përreth Kherson në jug deri në Kharkiv, në lindje të vendit, më shumë se 460 kilometra në vijë ajrore, beteja kryesore edhe nga pikëpamja strategjike po zhvillohet në brigjet e lumit Siversky Donets.

Ky lum, që gjarpëron për më shumë se 1 mijë kilometra duke kaluar edhe në territorin rus, nga fillimi i konfliktit ka përfaqësuar një nga elementët mbrojtës më të fortë të Ukrainës. Forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha në tentativën për ta kaluar atë, duke frenuar së tepërmi pushtimin e Donbasit, që ndoshta pa praninë e tij mund të kishte ndodhur shumë javë më parë.

Lysychansk dhe Sievierodonetsk janë simbol të kësaj vështirësie. Qytetet binjake, që së bashku përfaqësojnë një nga zemrat industriale të rajonit me një popullsi rreth 350 mijë banorësh përpara konfliktit, ndodhen njëra përballë tjetrës, të ndara pikërisht nga lumi Siversky Donets.

Sipas dëshmive, tashmë ushtria ruse ka arritur kontrollin pothuajse total të Sievierodonetsk, por nuk kanë ende arritur të kalojnë pengesën natyrore të lumit  me tanket e tyre.

Marrja e Lysychansk do të ishte një fitore strategjike për Kremlinit, me forcat ruse që më pas do ta kishin më të lehtë përqendrimin në dy qytetet e fundit të rëndësishme të Donbasit, Slovyansk dhe Kramatorsk.

Guvernatori ukrainas i Donbasit, Sergey Gaidai, ka dëshmuar sot se  Lysychansk po pëson një sulm tejet të ashpër raketor, që nuk po kursen asnjë nga lagjet e qytetit me 100 mijë banorë.

“Rusët kanë përqendruar me qindra sisteme raketore ka shumë viktima civile, por gjithsesi po rezistojmë”, ishin fjalët e tij, që pohojnë të dhënat e burimeve perëndimore, veçanërisht, britanike, që flasin për njësi ukrainase që po tërhiqen në mënyrë strategjike nga periferitë e qytetit, ndërkohë që rusët kanë fituar në orët e fundit të paktën 5 kilometra territor.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci