fbpx

Të fundit

Krasniqi i drejtohet deputetëve të LVV-së: Guxoni, votoni Trustin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen e rënduar ekonomike në vend, para se të japë leksione për mos tërheqjen e parave nga Trusti.

Mes tjerash, Krasniqi ka thënë se është kërkesë e domosdoshme tërheqja e 10-30% të kursimeve nga Trusit, duke marr parasysh gjendjen ekonomike në vend.

“Ka katër muaj që e kemi diskutuar dhe e kemi proceduar dhe përkundër vonesave që janë bërë padrejtësisht këtu para nesh është për të lejuar tërheqjen e 10% deri në 30% të mjeteve të kursyera nga qytetarët tanë e cila si masë dhe është domosdoshmëri dhe është kërkesë e qytetareve të vendit tonë. Arsyet duhet me i kërkua te gjendja e rëndë ekonomike e vendit tonë, këta që mendojnë ti japin leksione qytetarëve unë mendoj që duhet të kenë përgjegjësi më shumë për gjendjen ekonomike”.

Kransiqi, tutje i është drejtuar deputetëve të LVV-së duke i thënë guxoni dhe votojeni Trustin.

“Po flisni qysh nëse nxjerrën një pjesë e TRUST-it rritet inflacioni, nëse si vitin e kaluar 66 % e kontribut dhënësve shkojnë edhe e nxjerrin një pjesë të mjeteve të tyre, realisht do të tërhiqen dikun më pak se 400 milionë euro, por edhe nëse këto 400 milionë euro hyjnë në ekonominë e Kosovës cila matje, cili argument iu thotë juve që do të ketë rritje të inflacionit, rritja e inflacionit edhe ashtu do të vazhdon, çdo parashikim, edhe vendor edhe ndërkombëtar e parasheh, ju krejt çka jemi qitu e dimë që çdo verë në tregun tonë, në qarkullim ka më shumë kash, për shkak të bashkë atdhetarëve që vijnë, janë qindra miliona euro të cilat hyjnë në qarkullim….

Ai tha se deputetët kanë presion ose shantazh por deputetët e VV-së duhet të jenë deputetë të qytetarëve.

“Unë sinqerisht sot ju ftojë, me qenë deputet të qytetarëve, atyre që ua kanë dhënë mandatin, atyre që ua kanë dhënë mandatin e ju kanë sjellë këtu, kryeministri iu ka shti në listë, por deputet ju kanë bërë votuesit e juaj, qytetarët e juaj, ata që kanë nevojë sot për juve, edhe për votën e secilit prej neve, guxoni sot ose nëse mendoni që e keni më lehtë hajde po e qesim në mocion me bë me votim të msheftë, nëse doni me votu msheftë se keni presion ose shantazh, por mbi të gjitha ju keni guxu për kodin civil, gjysma se keni dëgjuar kryeministrin e keni dëgjuar ndërgjegjen, dëgjonte ndërgjegjen e juaj edhe për qytetarët që sot kanë nevojë me iu ndihmu” ka thënë Krasniqi .

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparci