Të fundit

Presidentja Osmani falënderon kancelarin Scholz: Përkrahës i palëkundur i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, pas takimit me të në margjinat e Samitit të Bashkimit Evropian të enjten.

Osmani, në një deklarim në Facebook në një kohë kur po vijojnë punimet e Samitit, tha se kancelari Scholz është një përkrahës i palëkundur i Republikës së Kosovës.

Shefja e shtetit e falënderoi kancelarin gjerman në emër të popullit të Kosovës.

“Me Kancelarin Scholz, i cili si gjithnjë është përkrahës i palëkundur i Republikës së Kosovës dhe perspektivës sonë evropiane. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit”, deklaroi presidentja Osmani.

Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Nga Kosova në këtë takim po merr pjesë presidentja Vjosa Osmani.

Para samitit, Osmani u tha gazetarëve se Kosova synon që në samit të theksojë që e ka vendin në Bashkimin Evropian.

“Ne e kemi vendin këtu, në mes të familjeve të kombeve evropiane, ku kemi kontribuar me shekuj. Ne kemi nevojë një mesazh të unifikuar të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sepse sa më shumë hapësirë të lihet për keqdashësit, natyrisht që do ta përdorin”, tha Osmani.

Pritjet e opinionit kosovar nga samiti kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, pasi Kosova është i vetmi vend në rajon, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes.

Vërehet se ka rritje të mbështetjes që liberalizimi të bëhet sa më shpejt, por nuk ka pasur indikacione konkrete se kjo do të mund të përfshihej edhe në dokumentet e samitit.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci