fbpx

Të fundit

Kurti për Trustin: Pensionet nuk janë për tash, por kur të plakemi

Kryeministri Albin Kurti është shprehur kundër Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, duke thënë se si Qeveri besojnë se problemi nuk zgjidhet duke rrënuar sistemin pensional të vendit.

Kurti ka thënë se mbi 90 përqind e llogarive në Trust, kanë të akumuluar më pak se 10 mijë euro.

“Afër gjysma nuk do ti tërhiqnin  më shumë se 100 euro. Cili është kuptimi që të rrënohet sistemi pensional për 100 euro?, pyeti Kurti.

“Kur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po thotë se është keq, dijeni se është shumë keq”.

“Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemi, atëherë kur të hyjmë në pleqni. Nuk mundemi që një problem të përkohshëm tani të zgjidhim me rrënim të së ardhmes sonë. Nuk mund të lejojmë që edhe ta humbim të ardhmen edhe të mos e fitojmë të tashmen”, u shpreh kryeministri. /Paparaci/

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparci