Të fundit

Kryeministri Kurti kundërshton për 15 minuta Projektligjin për Trustin

Në një fjalim të gjatë mbi 15 minuta në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti e ka kundërshtuar me ashpërsi iniciativën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional.

Shefi i qeverisë ka thënë se pikënisje, Projektligji për Fondin Pensional e ka një të metë të madhe: iniciuesi i saj është një person me doktoraturë në fizioterapi, e jo një ekonomist.

“Vetëm një person doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”, tha Kurti, në një reagim ndaj iniciuesit të Projektligjit për Tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiut, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryeministri ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij se është kundër Projektligjit për Tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.

Kjo pasi, sipas tij kjo politikë e “rrënon sistemin pensional”.

Kurti tha se halli i tij është që diçka e tillë vetëm po diskutohet, duke thënë se i bënë dëm ekonomisë.

“E di që s’kalon. Halli im është që po diskutohet. Po i bëjmë dëm ekonomisë, vetëm që po diskutojmë”, tha Kurti.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci