Të fundit

Policia gjeti armë e thika në një shkollë në Ferizaj, reagon Genc Prelvukaj

Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj, ka reaguar lidhur me një aksion të policisë të cilin e zhvilloi sit Policia e Kosovës në një shkollë të Ferizajt. Në këtë aksion janë gjetur thika e armë automatike.

Genc Prelvukaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se përgjegjës për këtë janë drejtoritë e shkollave, krerët e forcave të policisë su dhe prindërit.

“Këto mjete mesjetare që të vetmin funksion kanë gjymtimin e fëmijëve tjerë, janë kapur nga organet e rendit sot në Ferizaj. Duket se janë tri shtëpi faji:

Drejtoritë e shkollave të cilat, siç duket kanë heshtur e më pas trajtuar si dukuri normale dhunimin fizik dhe bullizimin e fëmijëve tjerë. Që kanë miratuar kultin e rrugaçërisë duke mos marrë masa përjashtuese ndaj tyre.

Krerët e forcave të policisë të cilët janë shumë të njoftuar se pothuajse në çdo kiosk e market, këto armë blihen lirisht dhe

Prindër që nuk kanë ditur të kultivojnë e instalojnë edukatë e kulturë normale në shtëpitë e tyre. Të cilët përkundër nuansave kriminale tek fëmijët, nuk marrin asnjë masë përkundrazi kthehen në idiotë duke u munduar të minimizojnë rastin dhe pasojat”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës në fillim të muajit shkurt 2022 kishte nisur një aksion i koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.

Në kuadër të këtij plani, pas disa kontrolleve të  zhvilluara nga hetues rajonalë me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera kanë  ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit.

Aksioni i policisë  do të vazhdojë edhe në  etapat tjera, nga muaji shtator-2022, me fillimin e procesit të mësimit, me synim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla./Paparaci.com

Nxënës të armatosur në shkollë, policia gjen armë automatike e thika në Ferizaj

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci