Të fundit

Kush është i dyshuari për plagjiaturë që u emërua në Këshillin Drejtues të UP-së?

Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi janë emëruar sot anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit.

Për emërimin e Bezerajt dhe Kraniqit ka reaguar Rron Gjinovci, i cili të parin e ka quajtur plagjiator kurse të dytin përkrahës të partisë në pushtet, Vetëvendosjes.

“Me ma së shumti vota të mbledhuna në Senat të UP-së, plagjiatori Selim Bezeraj me 23 vota zgjedhet anëtar i Këshillit Drejtues. I dyti mbas tij me 20 vota, anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, i njohuri nga skeqi i stupcave Rifat Krasniqi”, shkruan Gjinovci në Facebook.

Reagime ka pasur edhe nga Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Kurti. Ky i fundit ka shkruar se LVV-ja ka votuar një plagjiator në Këshill Drejtues.

Tensione mes studentëve e policisë para Rektoratit

“Sot ne Senatin e Universitetit te Prishtines, me votat e organizates studentore te Levizjes Vetevendosje! ne kete universitet – SKV-se – plagjiatori Selim Bezeraj qenka zgjedhe anetar i Keshillit Drejtues te Universitetit te Prishtines. E kam pase gjithehere kristal te qarte qe Levizja Vetevendosje! nuk e reformon arsimin ne Kosove ne asnje segment te tij, por tash me ka rroke tute qe edhe do ta perkeqesoje gjendjen ne kete fushe”, shkruan ai.

Për çfarë plagjiature akuzohet Bezeraj?

Selim Bezeraj dyshohet se ka kryer plagjiaturë në temën e tij të doktoraturës të mbrojtur në Universitetin e Tiranës.

Bezeraj më saktësisht dyshohet se në temën e tij të doktoraturës ka bërë plagjiaturë me temën e diplomës së një studenti austriak, Adam Christian në Universitetin e Vjenës.

Dyshohet se pjesë nga tema e diplomës së studentit austriak paraqiten identike dhe pa asnjë presje të ndryshuar, në temën e tij të doktoraturës të mbrojtur në Universitetin e Tiranës.

Përkrahësi i LVV-së emërohet në Këshillin Drejtues të UP-së, reagon Rron Gjinovci

Këto pjesë që dyshohet të jenë marrë nga studenti austriak janë përdorur nga Bezeraj edhe në një punim shkencor.

Organizata ‘ADMOVERE’ më 21 shtator të vitit 2018 kishte një raport rreth stafit akademik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku mes tjerash kishte përfshirë edhe një kapitull të titulluar “Plagjiaturat e stafit akademik”, në të cilin përmendeshin emrat e 16 profesorëve që kanë qenë ose janë pjesë e stafit akademik që sipas tyre janë të përfshirë në skandale të plagjiaturës dhe nuk janë ndëshkuar asnjëherë për këtë shkelje akademike.

Në mesin e këtyre emrave përmendej edhe Selim Bezeraj, cili është profesor-asistent në Fakultetin Filozofik./Paparaci.com

‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, ish-këshilltari i Kurtit: Organizata e LVV-së votoi një plagjiator

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci