Të fundit

Komuna e Ferizajt paralajmëron sigurim fizik në shkolla nga 1 shtatori

Një aksion policor i zhvilluar rreth shkollave në Ferizaj ka rezultuar me sekuestrimin e disa armëve të zjarrit, thikave e mjeteve të tjera të dhunës.

Lidhur me kërë kanë reaguar edhe nga Komuna e Ferizajt. Përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut ata kanë njoftuar se nga shatori i këtij viti në shkollat e këtij qyteti do të ketë sigurim fizik.

Tutje ata kanë përgëzuar Policinëë e Kosovës për aksionin e sotëm.

“Të vazhdohet me aksione kontrolli në shkolla, nga 1 Shtatori shkollat e Ferizajt me sigurim fizik Aksioni i zhvilluar tash e sa muaj i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Ferizajt, që rezultoi me ndalimin dhe shoqërimin në Polici të dhjetëra personave, është një aksion për të cilën Komuna e Ferizajt, fillimisht i falënderon për bashkëpunimin si dhe i përgëzon Policinë e Kosovës duke i inkurajuar këta të fundit që të vijojnë kontrolle të tilla edhe në të ardhmen për të rritur sigurinë në shkolla, që paraqet synim të përbashkët të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Ferizajt dhe Policisë në Ferizaj. Kjo, në kuadër të bashkëpunimit e koordinimit të përditshëm të aksioneve mes institucioneve komunale dhe Policisë në dobi të rritjes së sigurisë publike”, shkruhet në reagimin e tyre.

“Drejtoria e Arsimit, kaherë ka ngritur këtë shqetësim, duke i ofruar bashkëpunim të plotë organeve të sigurisë dhe drejtësisë. Për këtë çështje, përveç aktiviteteve vetëdijësuese, Drejtoria e Arsimit, ka përgatitur dhe ka të gatshëm projektin e veçantë, që do të lansohet që nga 1 shtatori i këtij viti, ku objektet shkollore do të mbikqyren nga kompani të specializuara të sigurimit fizik, si masë kjo preventive dhe nxitëse e rritjes së sigurisë në shkolla”, vijon tutje reagimi.

Ndryshe, Policia sot ka njoftuar se armët u konfiskuan gjatë një operacion të zhvilluar në afërsi të shkollave, dhe bastisjeve në disa lokale, shtëpi dhe objekte përcjellëse.

Në kuadër të këtij plani, PK thekson se pas disa kontrolleve të zhvilluara nga hetues rajonal me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera, kanë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave, dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit.

Policia ka ndaluar 40 persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë.

Ndërsa, 20 persona janë ndaluar me dyshimin se kanë shitur narkotikë dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Policia thotë se aksione t’i vazhdojë aksionet të tilla me synim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci