Të fundit

Emërimi i Këshillit Drejtues të UP-së, Hamiti: Urime për përzgjedhjen klienteliste

Profesoresha e Fakultetit Filologji, Vjosa Hamiti, ka reaguar pasi nuk arriti të emërohej në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Ajo në Twitter ka shkruar se Senati i UP-së, sot zgjodhi 5 burra në këtë këshill, duke krijuar kështu disbalanc gjinor.

“Isha në garë sot për zgjedhjen e 5 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës. Senati i UP-së zgjodhi 5 burra, asnjë grua. Kjo sa për disbalancin gjjnor. Falënderoj përzemërsisht përkahësit, 12 votuesit e mi”, shkruan ajo.

Vjosa Hamiti ka uruar për siç e quan “përzgjedhjen klienteliste”, teksa shton se të emëruarit e sotëm janë “shëmbëlltyra e tyre”.

“Të tjerëve urime për përzgjedhjen klienteliste, pak a shumë grupore. Të përzgjedhurit e tyre janë shembëlltyra e tyre, çfarëdo që të jetë. Uroj t’u pëlqejë!”, shtoi ajo.

Anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së sot janë emëruar Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi.

Selim Brezaj akuzohet për plagjiaturë, ndërkohë që Rifat Krasniqi është përkrahës i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Nagavci mohon përfshirjen në emërimin e përkrahësit të VV-së në UP, por e pranon një faj

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci