Të fundit

Gjyqtari detyrohet ta anulojë golin, pasi presidenti i klubit e godet me grusht

Presidenti i klubit, Kano Pillars në Nigeri, është futur në fushë dhe ka goditur gjyqtarin e ndeshjes pasi ekipi i tij pësoi një gol në minutat e fundit të ndeshjes.

Kano Pillaris ishte duke udhëhequr me rezultat 1:0 deri në minutën e 92-të të ndeshjes kur u ndëshkuan nga Dakada.

Ky gol ka irrituar presidentin e klubit vendas, Yahaya Surajo, i cili doli me vrap në fushë dhe e goditi pas koke me grusht gjyqtarin e ndeshjes.

Kërcënime të shumta kanë ardhur në drejtim të gjyqtarëve dhe ata janë detyruar të komunikojnë së bashku dhe kanë anuluar golin për pozicion të parregullt.

Federata e Futbollit të Nigerisë ka reaguar dhe pezulloi presidentin e klubit për sjellje jo sportive.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci