Të fundit

Zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes së Kendall Jenner me Devin Booker

Pas dy vitesh lidhje, Kendall Jenner dhe Devin Booker së fundmi i kanë dhënë fund romancës së tyre .

Sa i përket arsyes së ndarjes së çiftit, të shumta kanë qenë aludimet. Një burim për E!News disa ditë më parë u shpreh se ka qenë modelja që i ka kërkuar kohë basketbollistit.

Ndonëse ato duhen, stilet e ndryshme të jetës i pengojnë të jenë bashkë.

Së fundmi një tjetër burim për “PageSix” është shprehur se në fakt arsyeja e vërtetë është karriera. Dyshja kanë zgjedhur angazhimet personale që iu marrin shumë kohë, përpara njëri-tjetrit.

“Edhe pse kujdesen akoma për njëri-tjetrin, Devin nuk do t’i propozonte martesë Kendall, pasi prioriteti i tij është karriera. Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj,”-tregon burimi.

Dy ditë më parë Kendall Jenner dukej e dëshpëruar teksa u fotografua gjatë një daljeje në Los Angeles, mes pretendimeve se ajo është ndarë nga i dashuri Devin Booker pas dy vitesh së bashku.

Ylli i Kardashians nuk arriti të buzëqeshte teksa doli nga një studio në Calabasas. Kendall kishte veshur një palë xhinse blu të errët, kanotiere të verdhë dhe sandale të zeza.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci