Të fundit

Rusia ka hequr gjeneralët kryesor nga lufta në Ukrainë

Ministria britanike ka publikuar një raport të ri nga fronti i luftës në shtetin ukrainas.

Forcat ukrainase po rivendosin mbrojtjen në sektorin Severodonetsk-Lisichansk, ndërsa njësitë e blinduara ruse vazhdojnë të bëjnë njëfarë përparimi në atë zonë, thuhet në raportin e fundit të inteligjencës së Britanisë së Madhe.

Siç shtohet, që nga muaji qershor, komanda supreme ruse me siguri ka hequr disa gjeneralë nga rolet kryesore komanduese në luftë.

“Që nga fillimi i qershorit, komanda e lartë ruse ka shumë të ngjarë të ketë hequr disa gjeneralë nga rolet kryesore të komandës operacionale në luftën në Ukrainë. Këtu përfshihet komandanti i Forcave Ajrore (VDV) gjeneral-koloneli Andrei Serdyukov; dhe komandanti i Grupit Jugor të Forcave (SGF) Gjeneral i Ushtrisë, Aleksandar Dvornikov. Dvornikov ishte gjithashtu për një kohë duke vepruar si komandant i përgjithshëm operacional”, shkruan në raportin e inteligjencës britanike.

Ajo më tutje shkruan se “Komanda e SGF ka të ngjarë t’i transferohet gjeneral-kolonelit Sergei Surovikin, pasi SGF vazhdon të kryejë një pjesë qendrore në ofensivën e Rusisë në Donbas. Për më shumë se tridhjetë vjet, karriera e Surovikin ka qenë e mbushur me akuza për korrupsion dhe brutalitet”.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme duke shkaktuar dëme materiale gjersa forcat ukrainase po u kundërvihen ushtrisë ruse.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci