Të fundit

Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Shqipëri në fundjavë

Nga sot lëvizja në kufirin Kosovë-Shqipëri do të bëhet pa pengesa dhe regjistrime përgjatë çdo fundjave.

Lehtësimet vijnë pas marrëveshjes në mbledhjen e dy qeverive, ku u vendos që deri më datë 30 shtator, çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo gjë ka shtuar dhe fluksin e lëvizjes në piken kufitare të Morinës ku të shumtë janë shqiptarët e Kosovës që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri, raporton A2CNN, përcjell Paparaci.

Në sportelet e doganës, Policia kufitare e Morinit nuk ka kërkuar dokumentet dhe nuk i ka regjistruar qytetarët e Kosovës. Kjo pohohet edhe nga vetë qytetarët e Kosovës, të cilët thonë se kjo duhet të jetë gjatë gjithë vitit.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci