Të fundit

Ekskluzive: Deputetit të LVV-së i vidhen 50 mijë euro në shtëpi, nuk i kishte të deklaruara në AKK

Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë vjedhur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.

Besfort Veseli

Shumën e parave dhe arit e ka deklaruar vet Shkreta në polici, raporton Paparaci.

Paratë ka thënë se janë kursime të atij dhe familjarëve të tij.

Megjithatë, këtë shumë nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit.

Sipas AKK-së, Shkreta ka deklaruar se i ka mbi 100 mijë euro para të gatshme nëpër institucione financiare në Kosovë dhe Shqipëri.

Paparaci ka zbuluar se me rastin e vjedhjes që ka ndodhur të enjten në lagjen Kalabria, po merren Krimet e rënda të Rajonit të Prishtinës.

“Viktima ka deklaruar në polici se i janë vjedhur 50 mijë euro para kesh dhe ari në vlerë 10 mijë euro. Viktima ka thënë se paratë nuk kanë qenë të gjitha të tij por edhe të baxhanakut”, ka thënë për Pararacin një burim brenda Policisë.

Paparaci ka provuar të kontaktojë me deputetin Shkreta, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë në Prishtinë, po të njëjtit kanë qenë të paqasshëm për mediumin.

Sidoqoftë, rasti i cilësuar si “vjedhje” është raportuar dy ditë më herët, por nuk është zbuluar se çfarë i është vjedhur. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci