Të fundit

Deklarata për mbulesën e grave, Koci tash thotë se po kërcënohet

Avokati i njohur, Arianit Koci thotë se ka marrë kërcënime, pasi tha se për të është shqetësuese rritja e rasteve të grave që mbulohen me shami.

“Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shprehë përcaktimin fetar”, pati shkruar Koci më herët.

Për këtë shkrim në Facebook, tani Koci ka deklaruar se po merr kërcënime nga “talebanët e internetit”.

“Në një anë janë ata që ndërsejnë, e në anën tjetër janë ekzekutorët e tyre – kërcënuesit, talibanët e internetit. Sa më të padijshëm, këta të dytit janë më agresiv. Në çfarë gjendje është shoqëria e jonë, e kupton prej reagimeve dhe animozitetit që krijon trajtimi i çfarëdo teme me karakter fetar – sado i balansuar që është. Fillojnë fyerjet, sharjet dhe kërcënimet. Cenohet mendimi i lirë”.

“Që të jetë ironia më e madhe, kam pasur kërcënime e fyerje prej talibanëve të internetit, edhe kur kam shkruar për ndonjë temë që iu ka shkuar për shtati. Prandaj, shumëkush rrin brenda “zonës së konforit”. Nuk komenton fare për tema fetare. Sidoqoftë, duhet ta kuptojmë që liria e shprehjes është më e fortë se të gjitha ata që ndërsyejnë dhe kërcënuesit së bashku, duke më përfshirë edhe mua. Prandaj, qetësohuni! Shoqëria jonë ka nevojë për debat. Ka nevojë edhe për mendim tjetër”, shkroi Koci.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci