Të fundit

Lajmërohet Koci përsëri: Jam edhe katolik edhe musliman

Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “talibanët e internetit” pas një shkrimi të tij në Facebook, ku theksoi se për të është e shqetësueshme rritja e numrit të grave me shami, tani po thotë se ai është edhe musliman edhe katolik.

Koci në një postim në Facebook tha se “dikush po më thotë katolik, dikush i pa fe”.

Megjithatë, ai shtoi se “por të gjithë këta, në unison, po e apstrahojnë faktin që une e kam pasë nënën muslimane, e gjyshin hoxhë”.

“Jo njëherë kam thënë publikisht se jam katolik, aq sa jam edhe musliman. Por, si duket, këtë të drejtë po tentojnë të ma mohojnë. Une jam musliman, veç kur ma japin vizën disa analfabet që e predikojnë gabimisht fene islame, dhe disa përkrahës të tyre primitiv. Fatmirësisht, janë pakicë”, shkroi Koci.

“2.Ja me ata, ja me neve! E nëse je me neve, duhet me qenë ashtu si ne mendojmë që është mirë. Mundësisht, wahhabist! Mu ky është problemi i një pjesë të shoqërisë sonë: e kanë kriju modelin e një muslimani, sipas interesave të veta. E nuk shkon ashtu. Une jam ky që jam: edhe katolik edhe musliman. E në rend të parë, shqiptar”, përfundoi Koci.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci