Të fundit

Hajnat ia vodhën Shkretës së LVV-së 50 mijë euro të padeklaruara – implikohet Prokuroria

Paparaci raportoi të shtunën se mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë vjedhur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.

Shumën e parave dhe arit e ka deklaruar vet Shkreta në polici, raporton Paparaci.

Paratë e vjedhura nga hajnat, Shkreta ka thënë se kanë qenë të atij dhe familjarëve të tij, ndonëse nuk i ka deklaruar ato në Agjencinë Anti-Korrupsion.

Për këtë rast është implikuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në një përgjigje nga ky instuticion kanë bërë të ditur se bashkë me Policinë e Koosovë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që të ndriçohet rasti.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë theksoi për Paparacin se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, me urdhër të prokurorit të rastit.

Paparaci zbuloi se me rastin e vjedhjes që ka ndodhur të enjten në lagjen Kalabria, po merren Krimet e rënda të Rajonit të Prishtinës.

“Viktima ka deklaruar në polici se i janë vjedhur 50 mijë euro para kesh dhe ari në vlerë 10 mijë euro. Viktima ka thënë se paratë nuk kanë qenë të gjitha të tij por edhe të baxhanakut”, ka thënë për Pararacin një burim brenda Policisë.

Paparaci ka provuar të kontaktojë me deputetin Shkreta dhe Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje.

Sidoqoftë, një rast i tillë është raportuar dy ditë më herët, por nuk është zbuluar se çfarë i është vjedhur. /Paparaci.com

Ekskluzive: Deputetit të LVV-së i vidhen 50 mijë euro në shtëpi, nuk i kishte të deklaruara në AKK

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci