Të fundit

ShBA: Foshnja pesë muajshe qëllohet me armë zjarri në kokë

Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së premtes (24/6) në Çikago, SHBA.

Sipas medieve të huaja, foshnja ndodhej në sediljen e pasme të një makinë në momentin tragjik, kur u qëllua nga arma e zjarrit.

Mësohet se autori e qëlloi foshnjën nga një makinë tjetër.

Për fat të keq foshnja ka ndërruar jetë në spital.

Nga ngjarja e përgjakshme ka mbetur i plagosur edhe një 41 -vjeçar , i cili udhëtonte në një mjet tjetër.

Sipas policisë së Çikagos, 41-vjeçari ka marrë një plumb pranë syrit.

Deri ma tani nuk ka asnjë të arrestuar. Megjithatë mediat i bëjnë apel autorit të dorëzohet për të shpëtuar ndërgjegjen, shkruan Abcnews.

Aktivistët dhe një kandidat për kryetar bashkie në zonë ofrojnë një shpërblim prej 5.000 dollarësh për këdo që ka informacione që mund të çojnë në kapjen e autorit.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci