Një grua është arrestuar të shtunën në Mitrovicë nën dyshimin se e ka keqtrajtuar fëmijën e saj për një vit e gjashtë muaj.
Policia ka njoftuar se fëmija i është dhënë në përkujdesje gjyshes së tij, nënës së të dyshuarës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Artim Jashari” të Mitrovicës, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.