Të fundit

Kryetarja e Speciales deklarohet për bashkëpunimin me institucionet e Serbisë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova ka thënë se bashkëpunimi i gjykatës me shtetet e tjera, përfshirë këtu edhe Serbinë, është tashmë publik.

Në një intervistë për Danas, Trendafilova tha se ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës parasheh që Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar mund të hyjnë në marrëveshje me shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe subjektet tjera për përmbushjen e mandatit të tyre.

“Bashkëpunimi i hetuesve të Prokurorisë së Specializuar me institucionet serbe ka qenë publik prej kohësh. Pranimi dhe pesha që duhet t’i jepet çdo prove të mbledhur apo marrë nga Prokuroria e Specializuar vlerësohet nga gjyqtarët e Dhomat e Specializuara”, tha ajo, transmeton Paparaci.

Trendafilova tha se Gjykata Speciale është një gjykatë e hapur dhe transparente dhe se sondazhet e opinionit publik tregojnë se, pavarësisht nga ata në Kosovë që e kundërshtojnë me zë të lartë, shumica e njerëzve besojnë se gjykata do të sigurojë respektimin e të drejtave të të akuzuarve dhe mbrojtjen e dëshmitarëve.

Në këtë intervistë, ajo ka theksuar se lënda ndaj dy ish-krerëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt ende nuk është përfundimtare dhe se rasti mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit.

Ajo theksoi se institucioni ka një njësi speciale të dedikuar për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe se gjyqtarët gjithashtu mund të urdhërojnë një gamë të gjerë të masave mbrojtëse për dëshmitarët.

Ajo ka thënë se gjykimi ndaj Salih Mustafës është drejt përfundimit, derisa shtoi se lënda e tretë, kundër Pjeter Shalës, është paraparë të kalojë në gjykim deri në fund të gushtit.

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci