Të fundit

Prapaskenat e ditëlindjes, Sara Hoxha nervozohet me Ledri Vulën

Sara Hoxha partnerja e reperit kosovar, Ledri Vula para pak ditësh ka festuar 30-vjetorin.

Ajo organizoi një festë të madhe me të ftuar të shumtë ku nuk kanë munguar as personazhet VIP.

Sara ka publikuar në kanalin e saj në YouTube një video me prapaskenat e jo vetëm nga festa e saj.

Mes të tjerave në këtë video ajo ka treguar edhe një moment tensioni që ka patur me Ledrin.

Ky i fundit atë ditë ka patur një koncert në Durrës por mbeti në trafik bashkë me vëllain e Sarës dhe disa miq të tyre.

Sara shihet e nervozuar dhe e mërzitur duke u shprehur se njerëzit më të rëndësishëm për të nuk do jenë pranë saj që në fillim.

“Kanë ngelur në trafik. Njerëzit më të rëndësishëm dhe të afërt për mua kanë ngelur në trafik dhe nuk do arrijnë në kohë aty. Më mirë mos ta festoj ditëlindjen fare.”

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci