Të fundit

Kurti i jep intervistë gazetarit që përhapi lajmin për “komplotin” e Ramës kundër tij

Albin Kurti do të intervistohet sot nga Çim Peka, gazetari shqiptar i cili përhapi i pari pretendimet për një komplot të kryeministrit Edi Rama, bashkë me dy liderë të tjerë ballkanik, për rrëzimin nga pushteti të kryeministrit të Kosovës.

Intervistën ekskluzive me shefin e qeverisë e ka paralajmëruar sot gazetari Peka, i cili përkrahur deklarativisht ngjitjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ajo do të transmetohet sot në mbrëmje, bëri të ditur gazetari përmes një njoftimi në Facebook.

Më 15 qershor të këtij viti, Çim Peka tha se tre politikanët shqiptarë, ndër ta dy kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç së bashku me Ali Ahmetin, kanë komplotuar për të rrëzuar kryeministrin Albin Kurti nga pushteti.

“Një koleg nga MV mu përbetua se në kafenenë e Ohrit, treshja Rama-Abazovic-Ahmeti kishin rënë dakort të rrëzonin Kurtin. Vetëm se nuk kanë llogaritur që Putin mund tu rrëzohet më shpejt nga pushteti”, tha ai.

Megjithatë, pretendimet e tij ishin hedhur kategorikisht poshtë nga kryeministri Edi Rama të hënën e kaluar gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Kurti në Prishtinë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci