Të fundit

Trajkoviq: Jam ndaluar për shkak të padisë së Radoiçiqit

Kryetarja e OJQ-së Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka publikuar në Twitter se “arsyeja misterioze” e ndalimit të saj të premten në aeroportin e Beogradit, “Nikolla Teslla” ka qenë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka ngritur padi penale ndaj saj.

“Më ndaluan të largohem nga Serbia për shkak të një padie të ngritur nga një person i cili është nën Sanksionet Magnetike të Thesarit Amerikan. Ai është i lirë në këtë vend, por unë nuk jam”, ka thënë Trajkoviq, transmeton Paparaci.

Të përkujtojmë, të premten policia kufitare, në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd  ia ndaloi Rada Trajkoviqit të dalë nga Serbia, e cila udhëtonte në Podgoricë, por  nuk i ishte treguar arsyeja e ndalimit.

“Policia është rreth meje dhe po më ruan sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi, unë, doktor dhe profesor”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter të premten, pa dhënë më shumë detaje./Paparaci

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci