Të fundit

Fillon takimi mes Kurtit e Lajçakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçakun e priti në hyrje të objektit të qeverisë një zyrtar i Kryeministrisë.

Ai, në qëndrimin treditor në vend, pritet që ta vizitojë edhe veriun e vendit dhe Prizrenin, si dhe pritet të takohet edhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Kjo vizitë e emisarit për dialogun po ndodh një javë pasi, në dialogun e Brukselit që ndërmjetësohet nga Lajçak, pala kosovare dhe ajo serbe u dakorduan për nxjerrjen e një udhërrëfyesi, që do t’i shërbente zbatimit të marrëveshjes për energjinë elektrike në veri të Kosovës.

Nën udhëheqjen e tij, si shef i dialogut të Brukselit ishte arritur edhe ujdia e targave në shtator të vitit 2021.

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci