Të fundit

Ish-mesfushori i Shqipërisë emërohet ndihmës-trajner te Nice

Nice ka vendosur të rikthejë Lucien Favre në stol, me teknikun zviceran që rikthehet të punojë sërish në “Allianz Riviera” (drejtoi skuadrën franceze në vitet 2016-2018).

Kjo lëvizje erdhi nga largimi i Christopher Galtier drejt PSG-së, me kampionët e Francës që paguan 10 milionë euro te Nice për të siguruar shërbimet e trajnerit 55-vjeçar, i cili do të zëvendësojë Pochettinon në stol.

Pjesë e stafit teknik të Favre do të jetë edhe Arjan Peço. Ish-mesfushori shqiptar veshi 13 herë fanellën e kombëtares kuqezi, teksa në kampionatin tonë ka luajtur me Dinamon e Partizanit.

47-vjeçari nga Leskoviku ka punuar si trajneri i ekipeve të moshave të Baselit (U17, U18, U19 dhe U21). Peço do të jetë një nga dy ndihmësit e Favre bashkë me Christophe Moulin.

Një hap i rëndësishëm për teknikun shqiptar, i cili do të provojë një aventurë të bukur te 4 herë kampionët e Francës si pjesë e stafit të ngushtë dhe ndihmës trajner i të mirënjohurit Favre.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci